Featured

VIDEO/ Mesfushori kuqezi gjen golin në Turqi, realizon një perlë nga goditja e dënimit

Endri Çekiçi ka gjetur rrugën e rrjetës në Turqi, teksa futbollisti i kombëtares realizoi për Konyaspor në ndeshjen që këta të fundit e luajnë në transfertë ndaj Antalyaspor. Në minutën e 13-të, 25-vjeçari realizoi një supergol nga goditje e dënimit për të kaluar Konyaspor në avantazh me rezultatin 1-2. Portieri kundërshtar mbeti i palëvizur ndërsa këto goditje janë pjesë e repertorit të Çekiçit që edhe në të kaluarën ka dhuruar të tillë spektakël.

Kujtojmë se Çekiçi në këtë sezon ka rezultuar një nga lojtarët më të rëndësishëm për ekipin e Superligës turke teksa ka realizuar gjashtë gola pa harruar edhe tre asiste.

Konyaspor në këtë sezon po lufton për një vend në Kupat e Europës ndërsa ka shpresë edhe për kualifikimin në Champions League, ku sigurisht një fitore në takimin ndaj Antalyaspor do t’i vinte shumë në ndihmë është në barazim 2-2.

Sakaq, titullar për Konyaspor e ka nisur edhe Zymer Bytyqi, teksa në stol është Sokol Cikalleshi.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency