Merkato

Ka kaluar në mënyrë të fshehtë ekzaminimet mjekësore, në Manchester presin zyrtarizimin e Haalandit

Zbulohen të tjera detaje që konfirmojnë blerjen e Erling Haalandit nga Manchester City. Duke qenë se Dortmundi e ka siguruar pjesëmarrjen në Champions, klubi verdhezi e ka lejuar gjigantin norvegjez që t’i përkushtohet marrëveshjen me Citizens.

Siç zbulohet ekskluzivisht nga media kombëtare belge, DH, Haaland u është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore këtë të hënë. Lojtari, zyrtarisht ende i Borussias, ka organizuar një takim të fshehtë me kreun e stafit mjekësor të Manchester City-t, Edu Mauri, në spitalin Erasmus në Bruksel, për të përfunduar fazën e parafundit të mbërritjes së tij në stadiumin “Etihad”.

Zyrtarizimi i blerjes së Haalandit pritet të ndodhë në momentin kur City të sigurojë matematikisht titullin kampion në Premier League. Ndërkohë, gazetari italian i specializuar në lëvizjet e merkatos, Fabrizio Romano, këmbëngul se njoftimi nga City do të jepet këtë javë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency