Conference League

“Më moderni që kemi”/ Finalja e CL në 2023, UEFA zgjedh një stadium më të vogël se “Air Albania”

UEFA ka zgjedhur vendin që do presë finalen e Conference League në vitin 2023. Edicioni i parë i turneut të ri do të zgjedhë fituesin në “Air Albania”, stadiumin tonë kombëtar, më 25 maj.

Roma dhe Feyenoord do të zbarkojnë në kryeqytetin shqiptar, në një finale që po pritet me padurim nga të gjithë. Ndërkohë, finalja e vitit të ardhshëm do të zhvillohet në Pragë të Çekisë më 7 qershor.

Stadiumi i përzgjedhur për finalen e edicionit të dytë është “Eden Arena”, fortesa e Slavias së Pragës së Peter Olayinka, ish-sulmuesit të Skënderbeut dhe Bylisit, që u inaugurua në vitin 2008.

“Eden Arena” ka kapacitet prej 20.800 tifozësh dhe cilësohet stadiumi më modern i Çekisë. Praga i bashkohet Stambollit dhe Budapestit, përkatësisht pritëse të finales së Champions League dhe Europa League për vitin 2023.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency