La Liga

VIDEO/ I trembi të gjithë në fushë, mbrojtësi i Barcelonës lë spitalin pas dëmtimit në kokë

Ronald Araujo është larguar nga ambientet e spitalit teksa për fat të mirë mbrojtësi i Barcelonës nuk pësoi një dëmtim serioz në kokë nga përplasja me shokun e skuadrës, Gavi. Në ndeshjen e së hënës, uruguajani pati një imapakt të fortë me mesfushorin megjithatë tentoi të vijonte lojën për të mos braktisur skuadrën. Por pa kaluar shumë kohë nga përplasja kokë më kokë, Araujo u shemb në tokë duke frikësuar të pranishmit në Camp Nou.

Të parët që ndërhynë ishin Eric Garcia dhe Iago Aspas të cilët bënë të mundur që mbrojtësi të kishte të lira rrugët e frymëmarrjes, ndërkohë që mjekët vendosën ta transportonin me shpejtësi për në spital.

Megjithatë, pasojat nuk kanë qenë të rënda dhe Araujo pas disa testimeve në spital, rezultoi të ishte në një gjendje optimale ndërsa tashmë do ta vazhdojë rikuperimin në mënyrë individuale teksa mbetet për t’u parë koha e rikthimit në fushë. E sigurt është se 23-vjeçari nuk do të jetë në dispozicion të Barcelonës për ndeshjen e së dielës ndaj Getafes.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency