Kombëtare

VIDEO/ Mjaftojnë 6 minuta, Zymer Bytyqi gjen golin e radhës në Turqi

Zymer Bytyqi ndodhet në formë të shkëlqyer. Sulmuesi i majtë i Konyasporit, ekip ku luajnë edhe Sokol Cikalleshi e Endri Çekiçi (të dy titullarë) ka zhbllokuar sfidën shtëpiake ndaj Hatayasporit.

Ishte minuta e gjashtë kur 25-vjeçari mori një asist nga krahu i djathtë dhe dërgoi topin lehtësisht në rrjetë. Hatayaspori reagoi dhe barazoi dhjetë minuta më pas.

Goli i tetë sezonal në elitën e futbollit turk për Bytyqin (7 asiste). Vetëm Sokol Cikalleshi (10) ka shënuar më shumë gola se Bytyqi te Konyaspori.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency