Merkato

Dybala dhe tre të tjerë, objektivat e Mourinhos për të pjesëmarrjen në Champions

Një skuadër në nivelin e “Olimpicos”, edhe pse jo menjëherë gati për të kapur majën e Olimpit. José Mourinho nënshkroi një pakt me tifozët të shtunën në mbrëmje, ai do të qëndrojë me Romën për ta ndihmuar që të rritet, në përputhje me mundësitë financiare të mundshme. “Ne nuk mund ta marrim Mbappenë,” tha ai. Por Dybalën ndoshta po. Dhe pikërisht për këtë emër u kërkoi nga Friedkins të punonin. Sipas Mourinhos, Dybala është kampioni që mund të garantojë rritjen e nivelit të Romës. Është mundësia për ta marrë me parametër zero. Ndërkohë dje Dybala i ka dërguar një mesazh lamtumire Juventusit, para ndeshjes së fundit në “Allianz Stadium”.

Për të tentuar pjesëmarrjen në Champions, Mourinho do të donte një “playmaker”, një anësor të djathtë për ta alternuar me Karsdorp dhe një qendërmbrojtës që di të luajë mirë me këmbën e majtë. Roli i fundit mund të mbulohet nga një argjentinas, me të cilin Roma do të përballet në Tiranë, në finalen me Feyenoordin: Marcos Senesi. Një lojtar me pasaportë italiane, të cilin Mancini e do të kombëtaren e kaltër. Kontrata e tij me Feyenoordin skadon në vitin 2023, kështu që Roma mund ta marrë për 6-7 milionë euro.

Pasi hoqi dorë pa dëshirë nga Granit Xhaka, Mourinho do ta priste me kënaqësi serbin Matic, një tjetër lojtar i lirë luksi. Të dy kanë punuar së bashku te Chelsea dhe Man. United dhe shpesh shkëmbejnë “mesazhe” përmes rrjeteve sociale.

Në Mançester është një tjetër lojtar që Mourinho e ndjek me interes: mbrojtësi i djathtë portugez Diogo Dalot, i cili ende nuk e ka rinovuar kontratën që i skadon në vitin 2023. Vështirë për të marrë, po jo e pamundur. Në rolin e anësorit, drejtori Tiago Pinto po studion tregje të tjera: Christensen i Salzburgut dhe Henrichs i Leipzigut janë emra në listën së tij. Duke u kthyer te roli i regjisorit, futbollisti që duhet mund të gjendet në Itali. Profoli më i përshtatshëm është Maxime Lopez i Sassuolos.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency