Ligue 1

Refuzoi fanellën me ngjyrat e LGBT-së, kërkohet ndëshkim për futbollistin e PSG-së

Zbulohet arsyeja e mungesës së mesfushorit të Paris Saint-Germain, Idrissa Gueye, në fitoren 4-0 të skuadrës së tij kundër Montpellier. Drejtuesit e klubit parizien kishin vendosor që në këtë sfidë lojtarët në shenjë solidariteti për komunitetin LGBT të vishnin bluza me ngjyrat e ylberit (më 17 maj është Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë), por 32-vjeçari nuk ka pranuar.

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino e kishte shpjeguar mungesën e mesfushorit me “arsyet personale”, por siç zbulojnë mediet franceze, arsyet janë pikërisht ngjyrat e LGBT-së.

Interesant fakti që edhe një vit më parë, Geye nuk ka luajtur në ndeshjen ku për të njëjtin qëllim futbollistët e PSG-së dolën në fanella me ngjyrat e ylberit, duke e justifikuar mungesën e tij me problemet me aparatin tretës.

Një shoqatë franceze, që trajton homofobinë në sport (Rouge Direct), ka bërë thirrje që Liga Franceze dhe PSG-së të shpjegojnë motivimin e mungesës së Gueye:

“Homofobia nuk është opinion, një krim. LFP (Liga) dhe PSG duhet t’i kërkojnë Gana Gueye të shpjegohet dhe këtë duhet ta bëjë sa më shpejt. Dhe ndëshkojeni nëse është e nevojshme.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency