Futboll

“Harroi” festën e titullit me Ajax-in, Ten Hag nis sot punën me Manchester United

Erik ten Hag do të nisë sot punën me skuadrën e Manchester United, pasi kamoionati holandez u mbyll të dielën (dje).

Trajneri ka zgjedhur t’i bashkohet skuadrës, të cilën do drejtojë sezonin e ardhshëm dhe ka refuzuar të udhëtojë me klubin e Ajax-it për në Curacao, ku do të vazhdonin festën e titullit.

Megjithatë ai nuk do të jetë ende trajner i Manchestre United pa përfunduar kampionati i Premier League, pasi Ralf Rangnick do jetë në krye të ekipit edhe për ndeshjen e së dielës kundër Crystal Palace.

Ten Hag tha të dielën, pas barazimit 2-2 ndaj Vitesse-s, që ishte edhe sfida e fundit për edicionin 2021-2022, se pasi mbylli punën te Ajax-i, fokusi i tij do të jetë i gjithi te Manchester United.

“Nesër do të jetë festa me stafin e Ajax, po unë nuk do të shkoj në Curacao. Mendoj se kuptohet pse. Ka shumë punë për t’u bërë te Manchester United.”-tha 52-vjeçari pas ndeshjes.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency