Itali

Nga dielli i Ibiza-s, te “aroma” e titullit kampion/ Theo besnik ndaj Milanit

Theo Hernandez është njeriu i momentit në Milanon kuqezi, me mbrojtësin i cili ndaj Atalanta-s shënoi golin “e jetës”.

Një realizim i cili nxori në pah të gjitha cilësitë e tij, por gjithashtu, mori vëmendjen e të gjithëve.

Në verën e vitit 2019, Paolo Maldini udhëtoi drejt Ibiza-s, jo për pushime, ashtu siç të gjithë mendonin, por për të bindur francezin, i cili ishte me pushime që të bëhej pjesë e projektit të tij.

Sot, pas 3 vitesh, Theo nga një luan “i plagosur” është kthyer në njeriun e momentit që po shtyn skuadrën drejt titullit kampion.

120 ndeshje me Milan-in dhe 20 gola, shifra mbresëlënëse për një mbrojtës krahu (majtë), në një pozicion dhe repart ku kuqezinjtë kishin vuajtur shumë në dekadën e fundit.

“Unë dua të bëj gjithçka për këtë klub, pasi besuan te unë në një moment shumë të vështirë në karrierën time. Jemi këtu sepse e kemi merituar dhe gjithçka e kemi ndërtuar me shumë dëshirë dhe pasion. Jemi shumë pranë dhe do të luajmë 90 minutat e fundit në nivelin e duhur dhe me përqendrimin maksimal. Jemi të gjithë të lumtur dhe duam të bëjmë çdo tifoz të lumtur me titullin kampion” – tha Theo Hernandez, i cili në karrierën e tij nuk ka fituar asnjë kampionat (edhe kur ishte pjesë e Real Madrid)

Kontrata e re e Theo-s përfundon në verën e vitit 2026, me kartonin e francezit që llogaritet rreth 55 milionë euro.

24-vjeçari nuk sheh asnjë opsion tjetër për momentin, duke i qëndruar besnik skuadrës dhe klubit edhe pas një sezoni fantastik në aspektin personal, pasi interesimi për të është rritur ndjeshëm.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency