Gossip

Legjenda Zidane me status të ri, djali i tij Enzo me lajm të ëmbël

Legjenda e futbollit, Zinedine Zidane, është bërë gjysh në moshën 49-vjeçare. Djali i tij futbollist, Enzo, dhe bashkëshortja e tij, Karen Goncalves, njoftuan ardhjen në jetë të vajzës së tyre.

Djali i madh 27-vjeçar i ikonës së Juventusit dhe Real Madridit, i cili dikur ishte pjesë e skuadrës së Real Madridit, ndau një foto të çiftit duke përqafuar fëmijën e tyre të porsalindur.

Mesfushori i Rodez, në Ligue 2 (Francë), Enzo Zidane, shkroi në Instagram: “Mirë se erdhe Sia, princesha jonë”.

Luca Zidane, i dyti i Zinedine, ishte mes futbollistëve që uruan çiftit për këtë gëzim të madh familjar. Portieri i skuadrës së La Ligës, Rayo Vallecano, ndau foto të Enzos dhe dy vëllezërve të tjerë të tij, Theo dhe Elyaz, duke buzëqeshur ndërsa takonin Sian në spital.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency