Premier League

10 vite nga goli historik i Agueros, përsëritet skenari në “Etihad”

Një skenar i ngjashëm, për të mos thënë identik si ai i një dekade më parë. Në javën përmbyllëse të sezonit 2011-2012, Manchester City do të shpallej kampion i Anglisë falë një përmbysjeje dramatike të rezultatit përballë QPR-së, që e mbylli kohën e rregullt në avantazh 1-2. Pikërisht në kohën shtesë (90+2’), Edin Dzeko do të barazonte rezultatin, ndërsa në minutën e 94-t do të shënonte një gol historik Kun Aguero. Citizens, atëherë nën drejtimin e Roberto Mancinit, e fituan kampionatin vetëm falë golaverazhit më të mirë se Manchester United, pasi të dyja skuadrat e mbyllën sezonin me nga 89 pikë.

10 vjet më vonë, në “Etihad” përjetohen të njëjtat emocione. Manchester City, këtë herë me Pep Guardiolën në stol, por humbiste 1-2 përballë Aston Villas së trajnerit Gerrard dhe “yllit” brazilian Coutinho, dy ish-ë të Liverpoolit, por Citizens shënojnë tre gola brenda pesë minutave lojë: Gundogan 76’, Rodri 78’ e sërish Gundogan 81’. Nuk kishte më rëndësi se çfarë po bënte Liverpooli në “Anfield” përballë Wolves (fitoi 3-1). Pas vërshëllimës së fundit të kryesorit, tifozët pushtojnë fushën për të festuar me “yjet” e skuadrës së tyre. Tifozët e Manchester City-t duhet ta kenë të fortë zemrën.

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency