La Liga

Barcelona e mbyll me humbje, Atletico ruan vendin e tretë

Barcelona  mbyll me humbje sezonin futbollistik, por pa asnjë dëm sa u përket objektivave, pasi vendin e dytë në La Liga e kishte siguruar javë më parë. Në sfidën përmbyllëse të kampionatit, “blaugranat” u mposhtën 0-2 në “Camp Nou” nga Villarreali (shënuan Pedraza 41’ dhe Gomez 55’), që me këtë sukses siguroi vendin e shtatë e për rrjedhojë pjesëmarrjen në Conference League.

Në fakt, “Nëndetësja e Verdhë”, edhe nëse nuk do të merrte pikë, do të renditej në të njëjtin pozicion, pasi Atheltic Bilbao u mbposht 1-0 (shënoi Mir) nga Sevilla.

Ruajti vendin e tretë Atletico e Madridit, që fitoi 0-2 në “San Sebastian” përballë Real Sociedadit. Golat në këtë sfidë u shënuan nga de Paul 50’ dhe Correa 69’, ndërsa për Sociedadin ngushtoi diferencën në shtesë Jon Guridi. Gjithsesi, skuadra baske, sikurse Betisi, e kishin siguruar më parë pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Europa League-s.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency