Conference League

VIDEO/ “You will never walk alone”, tifozët e Feyenoordit këndojnë dhe duartrokasin ekipin e zemrës

Tifozët e skuadrës holandeze, të cilët ishin të shumtë në “Air Albania”, nuk i kursyen duartrokitjet dhe koret për lojtarët e skuadrës së zemrës pas përfundimit të ndeshjes.

Disa lojtarë nisën të lotonin, teksa tifozët krenarë vazhduan t’i mbështesin deri në fund, duke kënduar të famshëm “You will never walk alone”.

 

Pavarësisht se nuk u arrit fitimi i trofeut të Conference League, Feyenoord zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm duke mbërritur deri në finalen e madhe të Tiranës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency