Serie A

Berlusconi ngre shumë lart stekën: Tani fitojmë Serinë A dhe Championsin

Monza u ngjit në Serinë A për herë të parë në historinë e saj 110-vjeçare dhe e bëri këtë në drejtimin e dyshes Berlusconi-Galliani, që pas sukseseve me Milanin, vendosën të investojnë pikërisht në klubin e vogël lombard.

Ëndrra u bë realitet plot 4 vite pas marrjes së pronësisë nga Berlusconi, teksa ky i fundit nuk vë limite dhe paralajmëron një skuadër që do të synojë të fitojë Serinë A dhe Ligën e Kampionëve.

“Ishte një arritje e jashtëzakonshme për ne, për skuadrën dhe gjithë qytetarët e Brianzës. Unë jam mësuar të fitoj dhe tani do të synojmë titullin kampion, për të shkuar në Champions dhe fituar edhe atë”, tha Berlusconi, duke ngritur shumë lart stekën.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency