Merkato

Perisic në Londër për vizitat mjekësore, Interi e zëvendëson me ish-futbollistin e Juves

Ivan Perisic ka mbërritur në Londër, ku pritet të kryejë testet mjekësore dhe më pas të firmosë një kontratë 2-vjeçare me Tottenhamin, skuadër ku do të gjejë Antonio Conten si trajner, me të cilin fituan edhe titullin kampion në Itali.

Vendimi i kroatit la të zhgënjyer Simone Inzaghin, që ishte angazhuar personalisht për ta bindur të qëndrojë në Milano dhe madje kishte marrë nëj farë garancie, por u befasua kur mësoi se Perisic kishte zgjedhur Londrën.

Megjithatë në kampin zikaltër nuk e bëjnë dramë, pasi kanë tashmë Robin Gosens për krahun e majtë dhe po studiojnë një tjetër element, që mund ta shtojnë në organikë.

Së fundi ka dalë në skenë emri i Federico Bernardeschit, ish futbollist i Juventusit, që është pa skuadër dhe do të mirëpriste një eksperiencë në anën zikaltër të Milanos, për të garuar sërish në nivele të larta.

Bernardeschi është një sulmues krahu, por ka bërë shpesh anësorin në krahun e majtë të skemës 3-5-2 dhe ka treguar se di të përshtatet, ndaj te Interi janë gati t’i ofrojnë një kontratë 4-vjeçare me pagë 3 milionë euro në sezon.

Ky propozim i është bërë i ditur edhe menaxherit Federico Pastorello në takimin e pak ditëve më parë, teksa gjasat janë që fundi të jetë pozitiv, pasi për Bernardeschin nuk ka pasur deri tani asnjë ofertë nga klube të tjera të mëdha.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency