Futboll

Ish-skuadra e Demollarit bie nga kategoria për herë të parë në histori

Dinamo e Bukureshtit bie nga kategoria. Skuadra e mirënjohur rumune, u mposht nga Cluj ne Play Out dhe do të zbresë për herë të parë në kategorinë e dytë, që nga krijimi më 1948-ën.

Një humbje 2-0 në ndeshjen e parë dhe një barazim 1-1 në të kthimit, penalizuan klubin rumun, që njihet si skuadra me më shumë tituj, plot 18 të tillë.

Kujtojmë që me Dinamon e Bukureshtit ka luajtur për disa sezone si protagonist edhe legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari, që ka shënuar 36 gola në rreth 100 ndeshje.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency