Miqësore brenda grupit, formacionet si do e luajë Kombëtarja testin në “Niko Dovana”
Kombëtarja Shqiptare e Futbollit dotë zhvillojë një ndeshje test brenda grupit të “kuqezinjve” në “Niko Dovana” sot në orën 18:00
Skuadra e grumbulluar është e ndarë në dy grupe, me ndeshjen që do të zhvillohet si një provë përpa takimeve të Nations League kundër Islandës në transfertë dhe Izraelit në shtëpi si dhe miqësoren ndaj Estonisë në shtëpi. Ja si janë ndarë në grupe djemtë e Kombëtares për këtë test.
Formacionet:
Uniforma e badhë: Selmani, Mihaj, Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj, Hoxhalari, Ramadani, Rrapaj, Bajrami, Uzuni, Balaj.
Stol: Mitaj, Kalaj, Toci
Uniforma e kuqe: Berisha, Balliu, Ismajli, Dermaku, Veseli, Lenjani, Kraja, Abrashi, Çcekiçi, Cikalleshi, Seferi.
Stol: Adrian Bajrami, Haveri, Dobra, Kastrati.



