VIDEO/ Argjentina e papërmbajtshme, i jep leksione Italisë në “Wembley”
Argjentina dhe Messi shkruajnë sërish historinë, pas fitores së kupës së Amerikës Latine, përfaqësuesja “bardhekaltër” siguron trofeun e parë të Finalissima-s, në përballjen me kampionin e Europës, Italinë.
Argjentinasit triumfuan me rezultatin 0-3 në “Wembley-n”, që ishte mbushur nga mbështetësit e tyre.
Skuadra nga Amerika Jugore dominoi të gjithë sfidën, me Lionel Messin që kërkoi të gjente rrugën drejt rrjetës në minutën e 28-të, por goditja e tij u ndal nga Donnarumma. Vetëm pak sekonda më pas kapiteni i Argjentinës do të asistonte Lautaro Martinez, me këtë të fundit që e dërgon topin mjaft lehtë në rrjetë dhe zhbllokoi rezultatin.
Goli i dytë dhe i sigurisë për “bardhekaltërit” erdhi në minutën e parë shtesë të fraksionit të parë, kur Lautaro merr topin në mesfushë dhe afrohet te porta e Italisë, ku i shërben Di Marias, me këtë të fundit që e dërgon topin në rrjetë dhe dyfishon avantazhin e argjentinasve.
Italia rrezikoi të pësonte golin e tretë, ose më saktë të pësonte një autogol në minutën e 56’, kur Bonucci e dërgoi topin për te Donnarumma pasi ndal Di Marian, por portieri i italianëve për pak desh e humbi atë pasim.
Në minutën e 59’ Locatelli tentoi të gjente rrugën drejt rrjetës, me një goditje të fortë nga distanca, por u ndal nga Martinez që mbajti portën e tij të paprekur.
Në fraksionin e dytë Italia u mundua të ishte më kërkuese, por pa rezultat, pasi Argjentina do të trefishonte rezultatin në minutën e 90+4, me Paulo Dybalan, i cili kishte vetëm tre minuta në fushën e lojës, por arriti të gjente rrugën drejt rrjetës pas një asisti nga Messi.
Kështu pas fitores me Italinë, Argjentina hyn në histori si kampionia e parë e Finalissima-s.
Itali-Argjentinë (0-2)
94’-Goool! Argjentina trefishon rezultatin. Paulo Dybala, i sapo futur në fushë kalon mbrojtjen e Italisë dhe gjen rrugën drejt rrjetës.
65’-Messi niset nga porta e Martinez dhe depërton të gjithë fushën, për ta finalizuar me një goditje të fortë drejt portës së Italisë, por ndalet në momentin e fundit nga Donnarumma.
59’- Italia kërkon të gjejë rrugën drejt rrjetës, me Locatelli-n që gjuan me forcë nga distanca, por ndalet nga portieri Martinez.
56’-Di Maria i afrohet portës së Italisë, Bonucci i merr topin dhe e dërgon drejt Donnarummës, me portierin që për pak desh bëri autogol.
45+1’-Gooool! Pasi merr topin nga mesfusha, Lautaro Martinez e afron drejt portës së Donnarummas duke ia dhuruar topin Di Marias, me këtë të fundit që gjeti rrugën drejt rrjetës.
28’-Goool! Pas një asisti nga Messi që kaloi mbrojtjen e Italisë, Lautaro Martinez e dërgon topin në rrjetë mjaft thjesht.
28’-Messi kërkon të gjejë goli, por e godet shumë lehtë topin dhe ndalet nga Donnarumma.
21’-Italia shumë pranë golit, por ndalet nga portieri Martinez.
Nis superfinalja Itali-Argjentinë në “Wembley”, “luftë” për trofeun e parë të Finalissima-s
Formacionet zyrtare:




