Legjionarët

Manaj dëshiron qëndrimin te Spezia, por duhet të ulë rrogën

Rey Manaj ka nisur pushimet e verës, pasi mbylli sezonin me Spezian, teksa në të njëjtën kohë po merret edhe me të ardhmen e tij, që me shumë gjasë do të jetë sërish në klubin ligur, që ia doli të sigurojë mbijetesën në Serinë A.

Spezia ka të drejtën e blerjes së sulmuesit nga Barcelona për 2.7 milionë euro, megjithatë shqetësim mbetet paga e lartë e Rey Manajt, të cilën klubi ligur e ka të vështirë ta përballojë.

Gjithsesi mediat në Itali raportojnë se palët po negociojnë që Rey Manaj të pranojë uljen e pagës dhe në këmbim, të firmosë një kontratë afatgjatë me Spezian, pasi edhe vetë sulmuesi duket se dëshiron qëndrimin në Serinë A.

Nga ana tjetër, Barcelona është në rolin e spektatorit dhe pret vendimin e ligurëve, pasi nëse ata nuk ushtrojnë të drejtën e blerjes, atëherë të tjerë klube spanjolle janë gati të paguajnë për kartonin e Manajt.

Vlen të theksojmë se sulmuesi nuk është grumbulluar nga trajneri Edi Reja për ndeshjet e Shqipërisë në Ligën e Kombeve, pasi ka kërkuar që të përqendrohet për të vendosur të ardhmen e tij.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency