Futboll

Chiellini e mbyll aty ku u shpall kampion Europe, Italia i shpreh mirënjohjen me një trofe

Pas lamtumirës ndaj Juventusit, Giorgio Chiellini ka mbyllur kapitullin e tij edhe me kombëtaren italiane dhe e ka bërë këtë në mitikun “Wembley”, aty ku thuajse një vit më parë ngriti lart trofeun e kampionit të Europës.

Mbrojtësi i mirënjohur italian luajti ndeshjen e fundit me “të kaltrit”, teksa Mancini e hodhi në fushë nga minuta e parë në superfinalen ndaj Argjentinës, ku u përballën kampionët e Europës me ata të Amerikës Latine.

Pak para startit të sfidës ishte kreu i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, ai që i dha një trofe mirënjohjeje mbrojtësit livornez, i cili e mbyll kështu me kombëtaren, me plot 117 ndeshje të luajtura.

Më pas Chiellini qëndroi në fushë për 45 minuta, për t’u akomoduar në stol dhe lënë vendin Lazzarit, teksa Italia pësoi dy gola në pjesën e parë dhe
Pavarësisht lamtumirës me Juven dhe Italinë, 38-vjeçari Chiellini nuk ka ndërmend ta mbyllë me futbollin, pasi është shumë pranë marrëveshjes për t’u transferuar në Shtetet e bashkuara të Amerikës, ku e pret me padurim Los Angeles FC.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency