Vëllai i Schumacher i “tërheq veshin” Leclerc: Mos u merr me Ferrarin, ke gabuar më shumë se skuadra!
Fundjavën e kaluar, në Çmimin e Madh të Monte-Carlos, Charles Leclerc u penalizua nga ana e skuderisë Ferrari teksa drejtuesit e “kokëkuqjes” bënë një gafë trashanike duke e thërritur në bokse pilotin monegask në të njëjtën kohë me Carlos Sainz. Një vendim i tillë i kushtoi Leclerc vendin e parë, ndërsa në fund e mbylli garën në vendin e katërt.
Diçka e tillë nervozoi jashtë mase pilotin 24-vjeçar, i cili u tregua i ashpër në komunikimin me skuderinë teksa ia bëri të qartë drejtuesve se një gafë e tillë nuk mund të përsëritej sërish. Por, ai që i “terheq veshin” Leclerc është Ralf Schumacher, vëllai i legjendës Michael Schumacher.
Ralf, ka qenë gjithashtu një pilot i Formula 1 ndërsa mbi situatën e Leclerc thekson se piloti monegask nuk duhet të kritikojë skuderinë, por të shohë gabimet e veta të cilat nuk kanë qenë të pakta.
“Leclerc ka gabuar vetë në shumë raste duke “hedhur në erë” të gjithë garën, prandaj tani le të qëndrojë i përulur dhe të mos kritikojë skuderinë. Gabimet ndodhin dhe fitoret e humbjet arrihen së bashku me skuadrën. Mesa di unë, deri më tani Leclerc ka gabuar më shumë se Ferrari”, u shpreh Schumacher.



