Anglia në “gjumë”, Hungaria e mposht me rreth 30 fëmijë si tifozë në “Puskas Arena”
“Puskás Aréna” e Budapestit në festë. Hungaria ka befasuar Anglinë në ndeshjen e parë të edicionit të tretë të Nations League, duke fituar minimalisht para tifozëve të saj, falë golit të Szoboszlai në minutën e 66-të me 11-metërsh.
Një start perfekt i ekipit të drejtuar nga Marco Rossi, që e kishte kundërshtare Anglinë edhe në eliminatoret e Botërorit “Katar 2022), madje duke barazuar në Wembley 1-1. Pikërisht par shkak të trazirave të shkaktuara nga tifozët hungarezë në përballjen e fundit, Hungaria ishte e dënuar të luante pa tifozë, por në stadiumin e kryeqytetit hungarez ishin të pranishëm rreth 36 mijë persona, me të cilëve 30 mijë fëmijë (UEFA në raste të tilla lejon praninë e fëmijëve, të shoqëruar nga të rriturit në një raport të caktuar). Një fitore historike për hungarezët, që nuk e mundin Anglinë që nga viti I largët 1962.
Sa i përket kronikës së ndeshjes, përfaqësuesja e “Tre Luanëve” bëri shumë pak për të merituar më shumë se humbja. Rasti me Coady-t me kokë në minutën e 87-të dhe mundësia e Harry Kane një minutë para fundit të kohës së rregullt nuk mjaftuan për të shmangur humbjen, ndërsa Hungaria humbi një rast flagrant me Andras Schafer në minutën e 82-të, për ta çuar rezultatin në 2-0.



