E mbylli aventurën me Ballkanin, mesfushori kalon te klubi nga Gjilani
Blend Baftiu mbylli aventurën me Ballkanin pjesë e të cilëve ishte prej vitit 2018 teksa mbante edhe shiritin e kapitenit tek kjo skuadër. Mesfushori festoi titullin në këtë sezon me ekipin nga Suhareka, por nuk ka humbur kohë për t’u zyrtarizuar në klubin e ri. 24-vjeçari tashmë ka gjetur edhe klubin e ri teksa i është bashkuar klubit të Dritës. Me klubin nga Gjilani, Baftiu ka firmosur një kontratë dyvjeçare me opsionin për ta rinovuar edhe me një tjetër vit.
Ndërkohë, Drita do ta ketë Baftiun pjesë të organikës edhe për në ndeshjet e Kupave të Europës ku pretendon të marrë një kontribut të madh nga ana e mesfushorit. Kujtojmë se në të kaluarën, Baftiu ka qenë pjesë edhe e Prishtinës.
Deklarata e klubit të Dritës:
Blend Baftiu bardh e kaltër FC DRITA dhe futbollisti, Blend Baftiu kanë zyrtarizuar kontratë për 2+1 vjet me mundësi vazhdimi. Ish-kapiteni i Ballkanit, Blend Baftiu është lojtari ynë më i ri për të përforcuar repartin ofanziv te FC DRITA. Blendi do të jetë pjesë e rrugëtimit tonë duke filluar nga ndeshjet e Evropës. Blend Baftiu ka zhvilluar 121 ndeshje me Ballkanin, gjersa ka qenë edhe pjesë e FC Prishtina. FC DRITA![]()
![]()



