VIDEO/ “Nuk njohim kufij”, banderola e tifozëve kuqezi në Islandën e largët
Tifozat Kuq e Zi nuk mungojnë asnjëherë në mbështetje të kombëtares shqiptare. Shumë prej tyre kanë udhëtuar drejt Islandës së largët.
Takimi i parë në edicionin e tretë në Nations League po luhet në “Laugardalsvöllur” të Rejkjavikut, aty ku dëgjohen koret e ultrasve shqiptarë.
“3671 km, ne nuk njohim kufij”, lexohet në pankartën e tifozave, teksa nuk mungojnë flamujt kuqezi dhe këngët motivuese.



