Shpëtim Duro: Pësuam gol të papranueshëm, Reja mund të bënte më mirë në minutat e fundit
Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro, i pranishëm në studion e emisionit “Kuqezi” në rolin e opinionistit, theksoi se barazimi ndaj Islandës është rezultat i pranueshëm, por mënyra sesi u pësua goli, nga nga gabim i repartit që konsiderohet pika më e fortë e përfaqësueses nuk ka lë shije të mirë.
“Luajtëm ndaj një kundërshtari që ishte inferior ndaj nesh dhe duhet të merrnim fitoren. Gjithsesi, ashtu siç shkoi loja, edhe barazimi është rezultat i pranueshëm.
Pozitive ishte që ne shënuam. Mendova se pas shënimit të golit, duke parë një kundërshtar që ishte më inferior në të gjitha aspektet, do ta fitonim. Goli që pësuam ishte i papranueshëm, erdhi nga gabimi që u bë nga pika jonë më e fortë, mbrojtja.
Do të më pëlqente që në 20 minutat e fundit të sakrifikonim një mbrojtës dhe të hidhnim në fushë një lojtar si Bajrami, që ka cilësi në organizimin e lojës dhe fantazi. Unë nuk jam kundër skemës, por në momentet e fundit duhej të rrezikonim diçka. Më bën habi sesi Bajrami nuk luajti për asnjë minutë”, u shpreh Duro.



