La Liga

Pranoi një pagë 60% më të ulët, të premten firmos rinovimin me Barcelonën

Nuk ka më asnjë dyshim, Sergi Roberto do të rinovojë kontratën me Barcelonën. Mesfushori 30-vjeçar, të cilit marrëveshja me klubin “blaugrana” i skadon më 30 qershor, do të jetë të pakën edhe një vit protagonist në “Camp Nou”.

Pas rinovimeve të Ansu Fatit, Pedrit dhe Araujos, i radhës që do të kalojë nëpër zyrat e Barcelonës për të hedhur të zezën mbi të bardhë do të jetë pikërisht futbollisti i lindur në Reus.

Drejtuesit e klubit e kanë ftuar mesfushorin të jetë i pranishëm të premten e ardhshme në ambientet e klubit për të zyrtarizuar marrëveshjen. Rinovimin e kontratës së Sergi Robertos e ka mbështetur sidomos trajneri Xavi Hernandez, pasi mendon se futbollisti i rritur në akademinë e Barcelonës mund të luajë në tri pozicione: anësor, i brendshëm dhe para mbrojtjes.

Sigurisht, për t’u përshtatur me kushtet aktuale ekonomike të klubit, Sergi Roberto do të marrë një pagë 60% më të ulët nga sa merrte deri tani.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency