Kategoria Superiore

Mbyllet pas një viti aventura, një mbrojtës largohet nga Laçi

Pas Ardit Deliut dhe Aleksandar Ignjatovic, Laçi ndan rrugët me një tjetër futbollist. Fjala është për Bashkim Velijan, i cili pas një viti mbyll aventurën me kurbinasit. Në këtë sezon, mbrojtësi anësor u aktivizua në 32 ndeshje ndërsa tashmë është i lirë të provojë një aventurë të re. Sakaq, ka qenë vetë Velija i cili lajmëroi lamtumirën e tij me Laçin nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale ndërsa 28-vjeçari nga Tetova ka vetëm falenderime për të gjithë ambientin pa harruar drejtuesit e klubit, trajnerët Duro dhe Josa.

Postimi i Bashkim Veliajt:

Nëpërmjet këtij postimi dua të ju njoftoj se kontrata dhe eksperienca ime te KF Laçi ka mbaruar , pas një viti dhe suksesi historik per ekipin. Dua të Faleminderoj drejtuesit e klubit , trajnerët Sh.Duro dhe M.Josa që më ofruan dhe më dhanë mundësinë te ndjehem mirë dhe i vlerësuar , stafin teknik të ekipit qe gjithmonë më kan ndihmuar , bashkëlojtarët që më respektuan , më deshtën dhe më bënë më të lehtë qëndrimin , dhe të gjithë fansat Laçjan që gjithmonë më përkrahen dhe më bënë të ndjehem i lumtur te KF Laçi . Ju uroj shumë sukses bashkëlojtarëve dhe trajnerit në sfidat e ardhëshme , dhe më shumë gëzime fansave .

Faleminderit

Me Respekt

Bashkim Velija

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency