Serie A

Impakti i suksesit në “Air Albania”, “boom” abonimesh te Roma

Entuziazmi për fitoren e Conference League (verdhekuqtë triumfun 1-0 në “Air Albania” ndaj Feyenoordit) vijon të mbizotërojë në kampin e Romës. Arritja e ekipit kryeqytetas do të mbetet në histori dhe euforia e tifozëve do të kalojë qartë edhe në sezonin e ardhshëm. Efektet janë të pabesueshme edhe në fushatën e abonimeve.

21 ditë pas fillimit të shitjeve të aboneve, tashmë janë prenotuar 30 mijë bileta: një shifër rekord në periudhën pas Covidit dhe që ka tejkaluar tashmë me nëntë mijë fushatën e sezonit të kaluar. Numra të destinuar të shtohen në javët në vijim, të nxitur nga entuziazmi i fitores dhe i besimit për arritjen të sukseseve të tjera nën drejtimin e Jose Mourinhos.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency