Kategoria Superiore

Nuk mjaftuan katër vite për të fituar formacionin titullar, mesfushori i ri shpall “divorcin” me “demat”

Partizani humb një nga lojtarët e rinj, te të cilët ka investuar prej katër vitesh. 23-vjeçari Kristi Kote ka njoftuar “divorcin” me të kuqtë nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram. Pjesë e “demave” që nga sezoni 2018-2019, mesfushori nuk ka qenë i kënaqur me hapësirat që ka pasur në formacion, duke ndërprerë marrëdhëniet me 16 herë kampionët e Shqipërisë.

Kote është aktivizuar në total në 69 ndeshje të Superiores për katër sezone, përgjithësisht në rolin e zëvendësuesit. Gjatë sezonit që sapo u mbyll zbriti në fushë në 11 takime të kampionatit, për një total prej vetëm 200 minutash. Në sfidën e fundit përballë Laçit në transfertë, shënoi golin e parë dhe të fundit me fanellën e kuqe, atë të fitores (3-4) në minutat shtesë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency