Futboll

E pazakontë/ Plas sherri mes mbrojtësve të Kilit, Son hyn në mes për t’i ndarë (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen miqësore të zhvilluar mes Kilit dhe Koresë së Jugut ditën e hënë.

Kjo ndeshje u fitua me rezultatin 2-0 nga Koreja e Jugut, ku një prej golashënuesve ishte ylli i Tottenham Son.

Megjithatë Son nuk u bë protagonist më shumë për golin sesa për një episod të pakëndshëm të ndodhur mes dy mbrojtësve kilianë Benjamin Kuscevic dhe Paulo Diaz.

Mbrojtësit e Kilit u përplasën me njëri-tjetrin, duke shkuar edhe në kontakt fizik, por Son i ndodhur aty afër i ka ndarë kilianët, duke evituar një skenë shumë të shëmtuar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency