Featured

Martohet me bukuroshen marokene, mesfushori i Arsenalit ndërron fenë dhe emrin

Njerëzit bëjnë shumëçka për dashurinë. Thomas Partey mbylli sezonin e dytë në Premier League me Arsenalin, ekip me të cilin regjistroi jo më shumë se 26 ndeshje si pasojë e dëmtimeve të pësuara.

Gjithsesi, gjërat jashtë fushës së blertë po shkojnë shumë mirë për mesfushorin shkatërrues. 28-vjeçari nga Gana ka vendosur të ndryshojë besimin dhe emrin e tij.

I lindur si i krishterë dhe i konvertuar në fenë islame. Dashuria dhe martesa me marokenen Sara Bella ka ndikuar që Thomas të ndryshojë edhe emrin në Yakubu.

Unë kam vajzën që dua. Jam rritur me myslimanë, kështu që nuk ishte problem ndërrimi i fesë. Në fund të ditës është e njëjta gjë për mua.

Unë jam tashmë i martuar dhe emri im mysliman është Yakubu”, deklaroi lojtari afrikan i Arsenalit, i cili do të zbresë në fushë me emrin Thomas në fanellë, njësoj si më parë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency