Futboll

Përballje adoleshentësh në “La Casa de Quiz”, Iseldi fiton garën me Onixin

Një duel adoleshentësh ka qenë ai i puntatës së tretë të “La Casa de Quiz”, show-t më të ri televiziv në SuperSport, teksa përballën u vunë dy gjimnazistë, Iseldi Bala dhe Onix Shkurtaj.

Që të dy befasuan me njohuritë e tyre mbi historinë e kampionateve Botërore, duke bërë një garë mjaft interesante, që deri në pyetjen e fundit ishte tërësisht e hapur dhe me përmbysje e ripërmbysje.

Në fund ishte Iseldi që ia doli të fitojë 33 me 22, pasi gjeti pyetjen enigmë me 10 pikë, ndërsa Onixi nuk ia doli të vijojë më tej garën.

Deri tani ka shkuar në tre numri i të kualifikuarve për në fazën finale, të cilët janë Blerim Zenuni nga Prishtina, Dorjan Terziu nga Librazhdi dhe Iseldi Balaj nga Durrësi.

“La Casa de Quiz” do të rikthehet të mërkurën e ardhshme në orën 17:30, sërish në SuperSport 1 dhe live në faqen SuperSport Albania në Facebook.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency