Kombëtare

Sulmuesi anësor nuk ia del të rikuperohet, Reja e largon nga grumbullimi

Odise Roshi nuk ia del të rikuperohet. Sulmuesi anësor fierak, erdhi në grumbullim me nëj dëmtim dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit nuk ia doli të vihej në dispozicion të trajnerit Edi Reja për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Së fundi dëmtimit i është shtuar edhe një gjendje gripale, ndaj stafi teknik ka vendosur që ta largojë para kohe nga grumbullimi. Në këtë mënyrë Roshi nis pushimet, për t’u rikthyer më pas me klubin e tij në korrik, për përgatitjet për sezonin e ri.

Ndërkohë mungesa e tij pritet të mos jetë problem për Rejën, pasi për sfidën ndaj Izraelit do të ketë në dispozicion Armando Brojën, i bashkuar ditën e djeshme me ekipin dhe Myrto Uzunin, që ka kaluar dëmtimin.

Kuqezinjtë e nisën edicionin e tretë të Ligës së Kombeve me një barazim në Islandë, ndërsa ndeshja e radhës do të jetë të premten në mbrëmje në “Air Albania”, përballë Izraelit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency