Gattuso mbërrin në Spanjë, gati prezantimi: Po pres me padurim…
Te Valencia nis epoka “Gattuso”. Trajneri italian, i cili mbërriti në këtë qytet mbrëmjes e së mërkurës, është zyrtarisht trajner i skuadrës spanjolle.
Trajneri italian ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, me pagë tre milionë euro në sezon plus bonuset (të lidhura me rezultatet). Gattuso po përgatitet për një aventurë magjepsëse në La Liga, edhe nëse kritikat sigurisht që nuk mungojnë: klubi i Peter Lim (pronari) nuk ka emëruar ende një drejtor të ri sportiv dhe duhet të shesë lojtarët më të mirë si Carlos Soler apo Goncalo Guedes për të mbijetuar ekonomikisht.
Ish-trajneri i Napolit ka folur me gazetarët e pranishëm në aeroportin e Manises. Ai siguroi se ishte “shumë i lumtur dhe shumë krenar që po i bashkohet një ekipi njëqindvjeçar. Tifozët po më presin me padurim dhe unë po pres me padurim të filloj punën. Nesër do të flasim për gjithçka dhe do të punojmë shumë”, tha tekniku kalabrez.
'Buona' nit, afició! 🦇#ADNVCF pic.twitter.com/YQbqBF0W5O
— Valencia CF (@valenciacf) June 8, 2022



