E kryer/ Gati për aventurën e re, Thomas Brdaric akord me ekipin gjerman
Thomas Brdaric është gati të nisë një tjetër aventurë të re si trajner. Gjermani me origjinë kroate, drejtoi Vllazninë në periudhën gusht 2020-mars 2022.
47-vjeçari fitoi Kupën e Shqipërisë sezonin e kaluar me klubin shkodran, teksa u përzgjodh edhe trajneri më i mirë i sezonit 2020/2021 falë rezultateve pozitive dhe futbollit të bukur.
Brdaric ka arritur në parim akordin për të marrë përsipër drejtimin e SV Straelen, skuadrës që garon në divizionin e katërt të futbollit gjerman. Zyrtarizimi pritet të vijë në ditët në vazhdim.
Fupa.net raporton se ish-sulmuesi i kombëtares gjermane (8 ndeshje dhe 1 gol) pritet të marrë me vete stafin e tij teknik, mes tyre edhe edhe djalin Tim Brdaric.



