Premier League

Më të mirët në Angli/ Dominon Liverpooli, vlerësohet edhe ish-trajneri i Interit

Manchester City fitoi titullin kampion në Angli në javën e fundit, duke triumfuar ndaj Liverpoolit. Skuadra e Pep Guardiolës arriti suksesin e katërt në pesë vitet e fundit në Premier League, duke dominuar kampionatin më të fortë në botë.

Sot janë zgjedhur edhe protagonistët e sezonit të fundit. Shoqata e Futbollistëve Profesionistë ka zgjedhur Momo Salah si futbollistin më të mirë të sezonit.

Sulmuesi egjiptian realizoi 23 gola në kampionat, po qa sa Son Heung-Min i Tottenhamit. Salah është përzgjedhur lojtari më i mirë sipas votave të kolegëve të tij.

Ndërkohë, lojtari i ri më i mirë është zgjedhur Phil Foden. Ylli i Manchester City shënoi 14 gola dhe dhuroi 11 asiste në të gjithë kompeticionet, nga të cilët 9 gola dhe 5 asiste në Premier League.

Trajneri i vitit u përzgjodh Roy Hodgson. 74-vjeçari, i cili më parë ka drejtuar edhe Interin, nuk ia doli të mbante Watfordin në elitë dhe u tërhoq përfundimisht, teksa ky vlerësim vjen për karrierën e tij.

Formacioni më i mirë? Liverpool dominon me gjashtë lojtarë, më pas kampionët e Cityt me tre lojtarë, teksa në titullarët më të mirë bëjnë pjesë edhe Antonio Rudiger (Chelsea) dhe Cristiano Ronalo (Manchester United).

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency