Futboll

VIDEO/ Gjesti i bukur pas ndeshjes, talenti i Realit duartrokitet nga ekipi ukrainas

Dueli i 21-vjeçarëve mes Ukrainës dhe Francës u luajt në Stamboll. Sfida ishte e mbushur me emocione dhe përfundoi në barazim 3-3.

Ky rezultat solli kualifikimin e francezëve në Europian, ndërkohë që Eduardo Camavinga kreu një gjest shumë të bukur në fund të ndeshjes.

Mesfushori i talentuar i Real Madrid, u fut në fushë në minutën e 57-të. Pas ndeshjes ai nxitoi të shkonte drejt dhomave të zhveshjes së Ukrainës.

19-vjeçari u dhuroi të gjithë lojtarëve kundërshtarë fanella të Francës nga ndeshja që prodhoi gjashtë gola dhe asnjë fitues

Ne e dimë se aktualisht po kaloni një situatë të keqe, dhe kjo është për të gjithë ekipin”, deklaroi Camavinga, i cili u duartrokit nga delegacioni ukrainas.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency