Kombëtare

Duro: Nuk mund të kapemi në kundërsulm kur jemi në avantazh, Bajrami e Asllani u zëvendësuan shpejt

Duke folur në emisionin “Kuqezi” pas ndeshjes me Izraelin, trajneri i mirënjohur Shpëtim Duro deklaroi se trajneri Reja u nxitua me zëvendësimin e dyshes së Empolit Asllani-Bajrami, të cilët po bënin mirë dhe mund të jepnin ende.

“Zëvendësimet e Asllanit dhe Bajramit u bënë shumë shpejt për mua, pasi nuk po bënin diferencën, por dukej që kishin cilësi në qarkullimin e topit, Vlerat e tyre dihen dhe për mendimin tim mund të qëndronin akoma në fushë, kur rezultati ishte 1-1. Më pas kam kritika për faktin që u kapëm në kundërsulm në golin e parë dhe nuk duhej të ndodhte, pasi ishim në avantazh. Kur je në avantazh, nuk mund të kapesh në kundërsulm”, u shpreh Duro.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency