VIDEO/ Gafë e Donnarumma, traversa shpëton Italinë! Dy gola për tre minuta në Hungari-Gjermani
Anglia dhe Italia po përballen mes tyre në stadiumin “Molineux Stadium” (Wolverhampton), sfidë e vlefshme për grupin 3 të Ligës A në Nations League.
Gigio Donnarumma kreu një gabim në minutën e pestë, duke gabuar një pasim në zonën e tij. Gjithsesi, Tammy Abraham nuk përfitoi dhe rezultati mbetet 0-0.
Anglezët e Gareth Southgate, iu afruan golit të avantazhit me anë të Mason Mount (9′), por gjuajtja e lojtarit të Chelsea u ndal nga traversa.
Ndërkohë, Hungaria ka kaluar në avantazh përballë Gjermanisë në duelin tjetër të këtij grupi në Nations League.
Zsolt Nagy mposhti Manuel Neuer me një të djathtë potente nga brenda zonës (6’), duke ndezur festën e tifozëve të pranishëm në “Puskas Arena”.
Gjithsesi, avantazhi i Hungarisë zgjati vetëm tre minuta, pasi Jonas Hofmann mori një top nga mbrojtja, shmangu portierin dhe riktheu baraspeshën.



