4 gola dhe 3 asist gjatë sezonit, ish-futbollisti i Partizanit mbyll aventurën në Turqi
Jurgen Bardhi nuk do të vazhdoj të jetë pjesë e Tuzlaspor në Ligën e Parë turke sezoin e ardhshëm. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ish-futbollisti i Partizanit ka njoftuar se tashmë është një lojtar i lirë në kërkim të aventurës së radhës, ndërsa falenderoi Tuzlaspor ndërsa theksoi se për të ka qenë një kënaqësi të aktivizohej në radhët e turqve.
Kujtojmë se kjo ishte eksperienca e parë e 24-vjeçarit jashtë Shqipërisë teksa në këtë sezon me Tuzlaspor, Bardhi u aktivizua në 33 ndeshje ndërsa regjistroi edhe katër gola e tre asiste megjithatë, tashmë ish-skuadra e sulmuesit anësor nuk shkoi më shumë se vendi i dhjetë në renditje.
Mbetet për t’u parë cila do të jetë zgjedhja e radhës për Bardhin dhe nëse do të vazhdojë të qëndrojë sërish në Turqi apo jo.




