Futboll

Chiellini nuk ka ndërmend të tërhiqet, prezantohet në klubin e ri

I dha lamtumirën Juventusit dhe Përfaqësueses italiane, por jo futbollit të luajtur, pasi Giorgio Chiellini do të vijojë karrierën në MLS-në amerikane.

Mbrojtësi 38-vjeçar është zyrtarizuar pasditen sotme te skuadra e Los Angeles FC, me të cilën ka nënshkruar një kontratë një vjeçare, me opsion zgjatjeje.

Në fakt një lëvizje e tillë ishte paralajmëruar nga Chiellini, që në mbrëmjen e lamtumirës nga Juventusi deklaroi se nuk është gati për t’u tërhequr përfundimisht dhe se dëshiron një tjetër eksperiencë, e cila ka ardhur pikërisht në MLS-në amerikane.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency