Angli

530 milionë paund për të dështuar në fund, presidenti i kërkon falje tifozëve

Farhad Moshiri ka marrë pronësinë e Everton prej vitit 2016 me 67-vjeçarin që është treguar një president dorëlëshuar duke shpenzuar pa limit. Megjithatë, investimet nuk kanqe rezultuar edhe aq të zgjuara pasi në këto gjashtë vite klubi i Premier League ka shpenzuar plot 530 milionë paund për të transferuar 43 lojtarë të cilët nuk i kanë përmbushur pritshmëritë dhe e kanë lënë skuadrën në pozicione të vështira, mjaft të kujtojmë se në kampionatin e sapo përfunduar Everton e arriti mbijetesën vetëm në javën e fundit.

Por, tashmë duket se është koha e duhur për të reflektuar duke qenë se presidenti Farhad Moshiri me anë të një letre drejtuar tifozëve ka bërë “mea culpa” duke theksuar se janë bërë gabime të mëdha në menaxhim.

“Janë bërë gabime të mëdha në menaxhim, por do të impenjohemi në maksimum që të mos bëjmë sërish të njëjtat gabime. Kemi shpenzuar në mënyrë jo të shëndetshme një sasi të konsiderueshme parash, megjithatë do të përpiqemi të tregohemi më të zgjuar”, u shpreh investitori iraniano-britanik i Evertonit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency