Kategoria Superiore

2 vite në Shkodër, lojtari e bën fakt të kryer largimin nga Vllaznia

Victor Da Silva ka mbyllur eksperiencën me Vllazninë teksa futbollisti brazilian e ka bërë fakt të kryer largimin nga Shkodra nëpërmjet një reagimi në Instagram. “Faleminderit Vllaznia për këto dy sezone të mrekullueshme, padyshim më të mirat në karrierën time, por edhe në aspektin personal. Jam shumë krenar të jem një nga ata që e risolli Vllazninë aty ku e meriton të jetë, faleminderit atyre që ishin pjesë e këtij rrugëtimi të gjatë.

Presidentit, stafit, lojtarëve dhe një falenderim special për tifozët. Më keni bërë të ndihem si në shtëpinë time, ju jam shumë mirënjohës për gjithçka. Tani ju keni një tifoz të ri pasi do t’iu ndjek kudo të shkoj”, mbyll reagimin e tij Da Silva.

“Fantazisti ishte pjesë e kuqebluve prej gushtit të vitit 2020 teksa në sezonin që lamë pas, ia doli të shënonte tetë gola dhe të regjistronte tre asiste ndërsa për t’u veçua edhe dy Kupa të Shqipërisë që 27-vjeçari fitoi me Vllazninë. Mbetet për t’u parë cili do të jetë destinacioni i radhës për Da Silvan, të cilin në sezonin e ri mund ta shohim sërish pjesë të Superiores.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency