Conference League

Shorti i Conference League, kundërshtarët e mundshëm të Partizanit dhe Laçit

Ditën e martë në orën 13:00 do të hidhet shorti për raundin e parë eliminator të Conference League aty ku marrin pjesë edhe dy skuadrat e Superiores, Partizani dhe Laçit. Të kuqtë dhe kurbinasit janë në vazon e ekipeve favorite dhe kanë shanse të mëdha për të kaluar më tej, teksa Partizani rrezikon përballjen me një prej Saburtalo të Gjeorgjisë, Floriana të Maltës, Ararat Yerevan të Armenisë, Tuzla të Bosnje-Hercegovinës dhe Deçiç të Malit të Zi.

Vlen të theksohet se skuadrat e mësipërme janë kundërshtarët e mundshëm edhe të Shkëndijes së Tetovës e cila gjendet në të njëjtën vazo me të Partizanit.

Nga ana tjetër, Laçi po ashtu në vazon e favoritëve do të përballet me një prej Sfintul Gheorghe të Moldavisë, Ruzomberok të Sllovakisë, Dila Gori të Gjeorgjisë, Gjilanit të Kosovës dhe Iskra Danilovgrad të Malit të Zi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency