Nallbani: Reja është shumë i ftohtë, De Biasi i njihte të gjithë gazetarët
Sot në orën 18:00 kombëtarja shqiptare do të luajë në “Air Albania” ndeshjen miqësore ndaj Estonisë.
Duke folur për emisionin “Kuqezi”, gazetari i “Super Sport” Glent Nallbani theksoi se Reja është një trajner shumë i mirë, por sipas tij Gianni de Biasi ishte më i përshtatshëm për të punuar me përfaqësuesen tonë dhe për të punuar në një vend si Shqipëria.
“Reja është shumë i ftohtë, ndaj nuk u përshtatet shqiptarëve. De Biasi ishte gjë tjetër. Ai i njihte të gjithë gazetarët ishte i afërt me të gjithë, i njihte mirë lojtarët dhe tipet e tyre, ishte në brendësi të tyre. Reja është tipi për vende si Danimarka.”-tha gazetari.
Sot ishte planifikuar që “kuqezinjtë” të luanin ndaj Rusisë në kuadër të Nations League, por me përjashtimin e saj për shkak të luftës me Ukrainën, Shqipëria do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Estonisë.



