Gossip

I kishte vënë pas detektivë privatë Piquesë, por Shakira u tradhtua nga “spiunët” e saj

Shakira dhe Pique njoftuan ndarjen përmes një deklarate zyrtare, duke i dhënë fund lidhjes dymbëdhjetëvjeçare të çiftit. Janë të shumtë ata që besojnë se futbollisti e ka tradhtuar këngëtaren. Shakira, shkruajnë gazetat në Spanjë, kishte punësuar disa detektivë për të spiunuar jetën e natës së ish-partnerit të saj. Megjithatë, ata zbuluan se detektivët e kanë tradhtuar kolumbianen.

Programi “El Gordo y la Flaca” zbuloi se vetë agjencia i shpërndau në media informacionet në lidhje me tradhtinë e Piquésë.

Kjo situatë mund të ketë përshpejtuar planet e divorcit që çifti kishte planifikuar. Edhe pse agjencia e Shakirës publikoi deklaratën zyrtare, sipas informacioneve të fundit nuk ka pasur konsensus mes çiftit. Pique është shumë i mërzitur me mjedisin e ish-partneres së tij për shkak të njollosjes së imazhit të tij publik.

Të dy pritet të takohen gjatë këtyre ditëve për të ulur tensionin mes tyre. Gjithashtu për të siguruar mirëqenien e dy fëmijëve për shkak të situatës.

Shakira ka plane të largohet nga Spanja për të rindërtuar një jetë të re në Miami. Ndërkohë, Pique ka jetuar i vetëm në një apartament javët e fundit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency