Kategoria Superiore

Zyrtare/ Laçi prezanton mbrojtësin serb që ka luajtur te Partizani i Beogradit

Ashtu siç pati njoftuar SuperSport gjatë orëve të paradites, laçi ka zyrtarizuar mbrojtësin e djathtë serb Luka Cucin. Ky i fundit është prezantuar zyrtarisht te kurbinasit dhe ka nisur përgatitjet me skuadrën, për eliminatoret e Conference Leagues.

23-vjeçari ka dalë nga klubi i Partizanit të Beogradit, ekip me të cilin fitoi Kupën e Serbisë në vitin 2018. Cucin ka luajtur me kombëtaret e moshave të Serbisë (U16, U17, U18).

Anësori i djathtë firmosi me Vojvodinën sezonin e kaluar, por në janar u transferua në Bosnje te Borac Banja Luka, ekip me të cilin zhvilloi tetë ndeshje.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency