Kategoria Superiore

Mesfushori titullar largohet nga Egnatia, pritet bashkimi me trajnerin Ramadani

Jo vetëm afrime, por edhe largime me peshë. Kështu, pas Artur Maganit, Demir Imerit dhe kapitenit Ilir Allmuça, nga Egnatia ka vendosur të largohet edhe mesfushori nga Maqedonia e Veriut, Filip Duranski.

Ky i fundit iu bashkua Egnatias në janar të këtij viti, duke marrë menjëherë vendin në formacion dhe duke treguar cilësi mjaft të mira në mesin e fushës, megjithatë kontrata ka qenë 6-mujore dhe 30-vjeçari ka zgjedhur të mos rinovojë me rrogozhinasit.

Burime për SuperSport bëjnë me dije se mesfushori Duranski ka oferta nga disa klube të rajonit, por gjasat janë që të ndjekë trajnerin Zekerija Ramadani, që ka marrë drejtimin e skuadrës së Gjilanit në Superligën e Kosovës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency