Conference League

Shkëndija e Tetovës përballë skuadrës armene, ja kundërshtarët e ekipeve kosovare

Shkëndija e Tetovës përballë Ararat Yerevanit në raundin e parë kualifikues të Conference League. Një short jo i favorshëm për kuqezinjtë e Tetovës, që mund të kishin “peshkuar” ekipe më të dobëta si Floriana, Tuzla City (BIH) apo Dečić.

Gjilani, që e përfundoi kampionatin në Kosovë në vendin e dytë, do të matë forcat në raundin e parë me Liepajan nga Letonia, ndërsa Drita e Gjilanit nuk kishte shumë fat, pas goglat e vunë përballë Inter Turkut të Finlandës.

Ndërkohë, fituesja e Kupës së Kosovës, Llapi do të përballet me skuadrën malazeze Buducnost.

 

Shkëndija Tetovë – Ararat Yerevan

Liepaja – Gjilani

Drita – Inter Turku

Buducnost – Llapi

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency