Serie A

Arrihet marrëveshja, Monza e Serisë A nis nga sulmuesi i përfaqësueses italiane

Cagliari do të luajë në Serinë B sezonin e ardhshëm, pasi nuk siguroi dot mbijetesën në elitë, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për kapitenin Joao Pedro.

Braziliani i natyralizuan në italian nuk mund ta pranonte kurrsesi qëndrimin në Serinë B, aq më tepër pas debutimit me përfaqësuesen e Italisë dhe klubi sard duket se ia ka plotësuar dëshirën.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, Cagliari ka arritur marrëveshjen me Monzën e Berlusconit, për t’i shitur kartonin e sulmuesit për 7 milionë euro dhe zyrtarizimi është çështje orësh.

Në këtë mënyrë, Berlusconi i jep Monzës dhuratën e parë për ngjitjen në Serinë A, teksa në ditët në vijim priten të tjerë futbollistë me eksperiencë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency